Lajme

Vazhdon largimi i deponive në Komunën e Mitrovicës

  • 28/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Vazhdon largimi i deponive në Komunën e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës po angazhohet që të ketë një ambient sa ma të pastër në tërë territorin e saj, andaj për këtë, Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit dhe Pyjeve po angazhohet që të bëjë largimin e dhjetëra deponive ilegale në vende të ndryshme.

Për këtë aksion të largimit të mbeturinave dhe pastrimin e hapësirave ku kanë qenë të krijuara deponitë është përkujdesur KRM “Uniteti”.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Pyjeve, z. Egzon Sadiku, ka bërë thirrje që qytetarët të përkujdesen në hedhjen e mbeturinave në vendet adekuate, në të kundërtën për të gjithë personat e papërgjegjshëm që shkaktojnë ndotje të ambientit do shqiptohen gjoba konform ligjit.