Lajme
Vazhdon kubëzimi i rrugëve në Shipol të Mitrovicës
- 15/08/2023
- By RTV Mitrovica

Vazhdon kubëzimi i rrugëve në Shipol të Mitrovicës
Në kuadër të projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore të cilat janë paraparë për këtë vit, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë është duke realizuar projektin e kubëzimit të rrugëve në lagjen Shipol të Mitrovicës.
Procesin e këtyre punimeve ka dalë për t’i parë nga afër drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava, me ç’ rast takoi edhe banorët e kësaj lagje të cilët edhe e falënderuan për investimet nga ana e komunës.
Drejtori Tmava tha se qëllimi tij si drejtor i DSHPI-së është që qytetarët të kenë qasje më të lehtë infrastrukturore dhe qyteti i Mitrovicës të jetë më i zhvilluar në mënyrë që së bashku të bëjmë ndryshimin pozitiv në qytetit tonë.