Lajme

Vazhdojnë ndihmat për Mitrovicën

  • 27/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës në vazhdimësi është duke pranuar ndihma dhe përkrahje nga donatorë, organizata dhe njerëz vullnetmirë, me qëllim që të ndihmohen familjet e prekura nga vërshimet.
Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë komunal kanë pranuar ndihma të konsiderueshme nga organizata “Help – Hilfe zur Selbsthilfe Kosovo” dhe kompania “Beta Group”.


Kompania “Beta Group” ka sjell ndihma sheqer 190 copa nga 5 kg, gjithsej 950 kg, si dhe miell 140 copa nga 5 kg, gjithsej 700kg. Ndërkaq, organizata “Help – Hilfe zur Selbsthilfe Kosovo” i ka dalë në ndihmë komunës me 300 pako higjienike të destinuara për familjet në rrugën “Adem Voca”.

Iniciativa për përkrahje të këtyre familjeve me gjëra ushqimore ka pasur edhe nga një grup qytetarësh z. Shkëlqim Ibrahimi, z. Arben Pnishi, z. Rinor Haziri, z. Egzon Arifi, z. Kamber Oshlani dhe Dr. Kadrush Bajgora.
Komuna e Mitrovicës falënderon të gjithë donatorët të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ti ndihmuar familjet që janë dëmtuar nga vërshimet.