Lajme

Vazhdojnë aktivitetet e zhvillimit profesional për infermierët e QKMF-së

  • 16/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Vazhdojnë aktivitetet e zhvillimit profesional për infermierët e QKMF-së

Në Qendrën për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” po vazhdojnë aktivitetet e zhvillimit profesional të infermierëve sipas planit të punës për vitin 2023.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve me datat 13, 14, 15 dhe 16 mars 2023 po mbahen ligjërata me temën “Procesi i komunikimit, faktorët që ndikojnë në komunikim”, ligjëruar nga infermierja, znj. Fatmire Beka Qenaj, trajnere në Qendrën Trajnuese.

Me këtë rast, infermierja znj. Beka Qenaj, ka bashkëbiseduar me infermierët për procesin e komunikimit, duke e cilësuar atë si çelësin kryesor për shërbime të mirëfillta njerëzore e në veçanti për ato profesionale.

Interesimi i infermierëve për pjesëmarrje në këto ligjërata ishte mjaft i madh, ndërsa në nivel të lartë ishte edhe organizimi nga ana e trajnueses znj. Beka Qenaj.