Lajme
Valdete Idrizi, këtyre ditëve priti e vizitoi shumë sportistë e klube
- 30/01/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës Valdete Idrizi e ka nisur vitin 2022 me një sërë takimesh e vizitash.
Përveç KXh “Trepça” e KB “Trepça”, Idrizi vizitoi edhe KH “Trepçen”.
Të shtunën ajo përcolli edhe ndeshjen e basketobollit të femrave që u zhvillua në Mitrovicë ndërmjet KBF “Trepça” dhe KBF “Kastrioti”.
Në ndeshjen ku fituese dolën ekipi i Mitrovicës drejtoresha shkroi se u ndje shumë krenare.
“Sot, në palestrën Minatori, skuadra e vajzave të Trepçës në Basketboll shënoi jo vetëm fitore ndaj KBF Kastriotit, por shenoi edhe rekordin sezonal, me rezultat 139-41.
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme t’i shikoja për së afërmi këto lojtare të mrekullueshme dhe të ndaja gëzimin me to!
Krenare me çikat tona!”
Idrizi gjatë javës takoi edhe kampionen e Kosovës në tenis, në kategorinë U14, Altea Hajrizi dhe trajnerin Veton Hajrizi.
Takimi u realizua pak para nisjes së tyre për Zvicër, me ftesë nga Akademia e Tenisit atje.
Trajneri Hajrizi ka folur për rezultatet, sfidat dhe planet e tyre ndërsa drejtoresha Idrizi iu premtoi përkrahje të parezervë.
Idrizi poashtu uroi teniseren Hajrizi për shpalljen “Tenistja e vitit 2021, në U14”, nga Federata e Tenisit në Kosovë.