Lajme

Vajzat e Mitrovicës fitojnë tri vendet e para në një sport të vështirë

  • 11/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Edhe në një sport tjetër Mitrovica, tregon suksese, shkruan Mitrosport
Në garën e parë të ngjitjes sportive në kategorinë Bouldering, të organizuar nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, 4 garues nga Mitrovica, fituan medalje.
Mirpo, vajzat kanë qenë superiore duke i fituar tri vendet e para.
“Në garën e parë të ngjitjes sportive në kategorinë BOULDERING të organizuar nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK, garuesit e TEK sot kanë fituar 4 çmime, në kategorinë e femrave kemi fituar tri vendet, ndërsa në kategorinë e meshkujve kemi fituar vendin e tretë”.
Në kategorinë e femrave:
1. Lisa Çitaku
2. Lirika Raça
3. Albana Berisha
Për kategorinë e meshkujve:
1. Albi Koçani
2. Alb Berisha
3. Tahir Tahir Ibrahimi