Lajme
Urimi i kryetarit Hamza me rastin e festës së Fitër Bajramit
- 20/04/2023
- By RTV Mitrovica

Urimi i kryetarit Hamza me rastin e festës së Fitër Bajramit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit dhe sakrificës, i’u uron të gjithë qytetarëve të besimit islam festën e Fitër Bajramit.
Misioni i këtij muaji të madhërishëm dhe i festës së Fitër Bajramit është solidariteti, devotshmëria dhe ndarja e të mirave me të tjerët.
Uroj që në çdo familje të ketë shëndet, begati, dashuri dhe të mira në jetë.
Me fat Fitër Bajrami!