Lajme
Urimi i kryetarit Hamza me rastin e Ditës së Gruas 8 Marsi
- 08/03/2023
- By RTV Mitrovica

Urimi i kryetarit Hamza me rastin e Ditës së Gruas – 8 Marsi
Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, uron të gjitha gratë dhe nënat mitrovicase për kontributin e tyre të treguar në procese të shumta në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit.
Në emrin tim personal dhe të Komunës së Mitrovicës ju përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e juaj.
Në këtë ditë të shënuar për ju, rikujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të gruas në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë me theks të veçantë rolin e juaj në kohërat e rënda dhe ngjarjet shumë të rëndësishme nëpër të cilat kaloi vendi ynë.
Urime 8 Marsi🌹