Lajme

UNMIK-u dhuron një aparat digjital të rentgenit për QKMF-në e Mitrovicës

  • 25/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë, të premtën është bërë pranim-dorëzimi i aparatit digjital të Rëntgenit, i cili është donacion nga Zyra e UNMIK-ut në Mitrovicë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr. Fahri Shabani, shefja e Zyrës së UNMIK-ut, znj. Sandra Ismiroviq, drejtori i QKMF-së Dr. Fevzi Sylejmani dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të QKMF-së.

Kjo aparaturë është donacioni i radhës në kuadër të bashkëpunimit të mirë që Komuna e Mitrovicës ka me Zyrën e UNMIK-ut dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë.

Aparati digjital i rëntgenit ka qenë shumë i nevojshëm për QKMF-në, sepse për një kohë të gjatë shërbimet e rëntgenit nuk kanë pasur mundësi të realizohen në QKMF.

Drejtori Shabani dhe drejtori i QKMF-së, Sylejmani pasi kanë falënderuan shefen e UNMIK-ut për donacionin e dhuruar, ata janë dakorduar që ky bashkëpunim i mirë të vazhdoj edhe më tutje.