Lajme
Universiteti i Mitrovicës shënoi 9 vjetorin e themelimit
- 05/03/2022
- By RTV Mitrovica
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka shënuar të premtën 9 vjetorin e themelimit.
Parlamenti Studentor në këtë universitet kanë organizuar disa aktivitete për të shënuar këtë përvjetor.
I ftuar ishte edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.
Ata morën pjesë në Panairin e Shkencës dhe Teknologjisë të organizuar në amfiteatrin e Universitetit të Mitrovicës.
Nënkryetari, Arian Tahiri, ka njoftuar lidhur me memorandumin bashkëpunues i cili do të nënshkruhet mes Komunës dhe UMIB- it për mundësimin e praktikës me pagesë për studentët e këtij universiteti.