Lajme
UNITETI borgjlinjëve: paguani obligimet ose ju dërgojmë te përmbaruesi
- 17/12/2021
- By RTV Mitrovica
Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “UNITETI” në Mitrovicë nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook ka bërë apel tek klientët që kanë borgje ndaj kompanisë që t’i paguajnë ato, në të kundërtën do të procedohen tek përmbaruesi privat.
Sipas këtij njoftimi ky apel nuk vlenë për ekonomitë familjare/amvisëritë në komunat Mitrovicë dhe Vushtrri pasi që inkasimin për këto e realizojnë komunat gjegjëse.
Postimi i plotë i KRM “UNITETI”
Ju apelojmë gjithë klientëve të cilët kanë borgje ndaj KRM ”UNITETI” Sh.A. që t’i paguajnë obligimet deri me datë 24.12.2021, në të kundërtën do te procedohen sipas akteve ligjore në fuqi tek permbaruesi privat.
Me rastin e dërgimit tek permbaruesi privat, siç e parasheh ligji secili klientë do të ngarkohet me shpenzimet shtesë për permbaruesin dhe po ashtu do të obligohet që të paguaj borgjin e tij. Veç kesaj, edhe llogarite bankare do t’u bllokohen nga përmbaruesi deri në shlyerjen e obligimeve.
Për hirë të funksionimit të KRM “Uniteti” Sh.A. dhe për t’i kursyer shpenzimet e juaja shtesë, ju ftojmë që t’i paguani detyrimet, sepse nga to paguhen punëtorët e kompanisë të cilët kujdesen çdo ditë për ambientin e tuaj.
Për më shumë informata, secili konsumatorë mund të drejtohet në zyret tona në rrugën “Vëllezërit Dragaj” në Mitrovicë.
(Sqarim: kjo njoftim nuk iu dedikohet ekonomike familjare/amvisërive të komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë, inkasimin prej të cilëve e realizojnë komunat gjegjëse pasi që është taksë komunale)