Lajme
Ujësjellësi në Mitrovicë: apel për konsumatorët
- 01/12/2021
- By RTV Mitrovica
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë apel tek të gjithë konsumatorët të izolojnë ujëmatësit që të mos pëlcasin nga të ftohtit.
“Duke u nisur nga fakti se temperaturat kanë rënë nën zero grad celzius dhe mundësia e pëlcitjes së ujëmatësve është e madhe, APELOJMË tek të gjithë konsumatorë që të sigurojnë dhe të izolojnë ujëmatësit e tyre në mënyrë që mos të vie deri te pëlcitja e tyre.
Pëlcitja e ujëmatësit në ketë kohë do të krijonte probleme si për konsumatorin ashtu edhe për ne pasi që intervenimi në keto kushte është tepër i vështirë”, shkruan KRU “Mitrovica”