Lajme
Ujësjellësi Mitrovica bënë apel për kursim të ujit
- 20/07/2022
- By RTV Mitrovica
Foto ilustrim
Impiantet e Trajtimit të Ujit të Pijes në Shipol dhe Balinc kanë tejkaluar kapacitetet normale të prodhimit, për shkak të rritjes së konsumit të ujit gjatë këtyre diteve, bënë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica.
Kjo ka bërë që drejtuesit e kësaj kompanie si dhe kryetarët e komunave Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj me një komunikatë të përbashkët t’u drejtohen qytearëve me apelin për shfrytëzim racional të ujit të pijes dhe mos ta përdorin atë për qëllime të tjera.
“Ne si përfaqësues të Komunave Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Menaxhmenti Rajonal Mitrovica, apelojmë tek të gjithë qytetarët/konsumatorët e ujësjellësit që sidomos gjatë muajve të verës, ujin e pijes mos ta përdorni për ujitje të kopshteve, mbushjen e pishinave, larjen e makinave dhe qëllime tjera të ngjashme.”
Më tutje në komunikatë thuhet se përdorimi i ujit të pijes për ujitje të kulturave bujqësore është e ndaluar dhe nësë nuk ndalet një gjë e tillë, Ujësjellësi do të kufizoj apo do ta ndërpres përkohësisht furnizimin me ujë.