Lajme
U zgjodhën kryetarët dhe këshilli i lagjeve “Ura e Gjakut” dhe “Bair”
- 20/07/2023
- By RTV Mitrovica

U zgjodhën kryetarët dhe këshilli i lagjeve “Ura e Gjakut” dhe “Bair”
Janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të lagjeve “Ura e Gjakut” dhe “Bair”.
Në një frymë demokratike, kryetar i Këshillit të lagjes “Ura e Gjakut” është zgjedhur Xhevat Kaçiku, dhe këshilli do të ketë në përbërje gjithsej 9 anëtarë.
Ndërsa kryetar i Këshillit të lagjes “Bair” është zgjedhur Baki Hajrizi, dhe këshilli do të ketë në përbërje gjithsej 5 anëtarë.
Procesi i përzgjedhjeve është realizuar në prani të nënkryetarit të komunës, z. Arian Tahiri dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, z. Armend Begu, znj. Valbona Sadiku dhe znj. Majlinda Kurti.
Nënkryetari z. Tahiri, u uroi suksese kryetarëve e këshillit dhe u zotua për bashkëpunim të ngushtë në të mirën e banorëve të këtyre lagjeve.