Lajme

U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Trepçë, Stantërg dhe Rahovë

  • 22/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Trepçë, Stantërg dhe Rahovë

Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të fshatrave Trepçë, Stantërg dhe Rahovë.

Në një frymë demokratike, kryetar i Këshillit të fshtatrave Trepçë dhe Stantërg është zgjedhur Ekrem Sinani, dhe këshilli do të ketë në përbërje gjithsej 9 anëtarë.

Ndërsa kryetar i Këshillit të fshatit Rahovë është zgjedhur Afrim Peci, dhe këshilli do të ketë në përbërje gjithsej 7 anëtarë.

Procesi i përzgjedhjeve është realizuar në prani të nënkryetarit të komunës, z. Arian Tahiri dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, znj. Valbona Sadiku dhe znj. Majlinda Kurti.

Nënkryetari z. Tahiri, pasi i uroi suksese kryetarit dhe këshillit, u zotua për bashkëpunim të ngushtë në të mirën e banorëve të kësaj lagjeje.