Lajme

U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Shupkovc, Zasellë dhe Cërnushë

  • 08/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Shupkovc, Zasellë dhe Cërnushë

Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të fshatrave Shupkovc, Zasellë dhe Cërnushë.

Në një frymë demokratike, kryetar i Këshillit është zgjedhur Nexhat Shabani, ndërsa këshilli i fshatit do të ketë në përbërje gjithsej 9 anëtarë.

Procesi i përzgjedhjes është realizuar në prani të nënkryetarit të komunës, z.Arian Tahiri dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, z.Jeton Ujkani, znj.Valbona Sadiku, znj.Majlinda Kurti, znj. Xhyljeta Morina Imeri.

Nënkryetari z.Tahiri, pasi i uroi suksese kryetarit dhe këshillit të fshatrave, u zotua për bashkëpunim të ngushtë në të mirën e banorëve të fshatrave.