Lajme
U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Melenicë dhe Maxherë
- 18/07/2023
- By RTV Mitrovica
U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Melenicë dhe Maxherë
Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të fshatrave Melenicë dhe Maxherë.
Në një frymë demokratike, kryetar i Këshillit të fshatrave është zgjedhur Osman Cimili, dhe këshilli do të ketë në përbërje gjithsej 9 anëtarë.
Procesi i përzgjedhjeve është realizuar në prani të anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, z. Armend Begu, znj. Valbona Sadiku dhe znj. Majlinda Kurti.
Anëtarët e komisionit u shprehën urime e suksese kryetarit dhe këshillit të përzgjedhur.