Lajme
U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Gushavc, Vinarc i Epërm dhe Vinarc i Ulët
- 13/06/2023
- By RTV Mitrovica

U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatrave Gushavc, Vinarc i Epërm dhe Vinarc i Ulët
Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të fshatrave Gushavc, Vinarc i Epërm dhe Vinarc i Ulët.
Në një frymë demokratike, kryetar i këshillit të fshatrave Vinarc i Epërm dhe Vinarc i Ulët u zgjodh Mustafë Mustafa dhe këshilli i fshatit do të ketë në përbërje gjithsej 11 anëtarë.
Ndërkaq, kryetar i këshillit të fshatit Gushavc u zgjodh Nazmi Beka, ku anëtarë të këtij këshilli u zgjodhën gjithsej 9.
Procesi i përzgjedhjes është realizuar në prani të nënkryetarit të komunës, z.Arian Tahiri dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, z.Jeton Ujkani, znj.Valbona Sadiku, znj.Majlinda Kurti dhe znj.Xhyljeta Morina Imeri.
Nënkryetari z.Tahiri, tha se banorët e këtyre fshatrave janë shembull i frymës së mikpritjes dhe sinonim i bashkëpunimit.