Lajme
U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatit Shipol
- 20/06/2023
- By RTV Mitrovica
U zgjodh kryetari dhe këshilli i fshatit Shipol
Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të fshatit Shipol.
Në një frymë demokratike, kryetar i Këshillit është zgjedhur Salih Meha, ndërsa këshilli i fshatit do të ketë në përbërje gjithsej 11 anëtarë.
Procesi i përzgjedhjes është realizuar në prani të nënkryetarit të komunës, z. Arian Tahiri dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, z. Armend Begu, znj. Valbona Sadiku, znj. Majlinda Kurti.
Nënkryetari z. Tahiri, pasi i uroi suksese kryetarit dhe këshillit të fshatrave, u zotua për bashkëpunim të ngushtë në të mirën e banorëve të fshatrave.