Lajme
U përurua laboratori modern teknik i dhëmbëve në SHML “Xheladin Deda”
- 06/02/2024
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2024/02/425657593_777384537756405_6571385856671938109_n.jpg)
U përurua laboratori modern teknik i dhëmbëve në SHML ‘Xheladin Deda'”
Sot u përurua laboratori modern teknik i dhëmbëve në Shkollën e Mesme të Lartë “Xheladin Deda”.
Të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari, z. Arian Tahiri, drejtoresha e DKA-së, znj. Drita Kadriu, drejtori për Shëndetësi, z. Fahri Shabani dhe stafi i SHML “Xheladin Deda”.
Kryetari Hamza, në fjalën e tij, theksoi se arsimi si prioritet i qeverisjes së tij, është duke avansuar tutje, këtë e dëshmon edhe përurimi i këtij laboratori modern dhe unik që shërben si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë së arsimit dhe shëndetit.
Laboratori është pajisur me teknologji të fundit dhe do të ofrojë nxënësve mundësinë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre në fushën e kujdesit për dhëmbët.