Lajme
U PËRMBYLL ME SUKSES ”JAVA E EDUKIMIT SHËNDETËSOR KUNDËR KONSUMIMIT TË DUHANIT”
- 06/06/2024
- By RTV Mitrovica
U PËRMBYLL ME SUKSES “JAVA E EDUKIMIT SHËNDETËSOR KUNDËR KONSUMIMIT TË DUHANIT”
Drejtoria për Shëndetësi njoftoi se sot përfunduan me sukses ligjeratat dhe sesionet informuese, në kuadër të fushatës vetëdijësuese “JAVA E EDUKIMIT SHËNDETËSOR KUNDËR KONSUMIMIT TË DUHANIT”, ku në fokus ishin nxënësit e klasave të VII-ta dhe të IX -ta të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta.
Nga data 30 Maj deri më sot 05 Qershor 2024, Njësia për Edukim Shëndetësor, Këshillim dhe Promovim të Shëndetit e QKMF-së, mbështetur nga Drejtoria për Shëndetësi, ka mbajtur ligjerata edukative dhe sesione informuese rreth dëmeve ndaj shëndetit, që shkaktohen nga konsumimi i duhanit, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Komunën e Mitrovicës.
Njësia për Edukim Shëndetësor, Këshillim dhe Promovim të Shëndetit ka zhvilluar ligjërata edukative në këto ShFMU: “Musa Hoti“, “Migjeni“, “Abdullah Shabani“, “Eqrem Çabej”, “Gj.K.Skënderbeu“, “Andon Z.Çajupi“, “Aziz Sylejmani”, “Bedri Gjinaj“, “Fazli Grajçevci” dhe “Harun Beka”.
Si dhe dy ligjërata janë mbajtur dhe nga profesionistët shëndetësorë të QMF në Shupkofc dhe QMF Tunel i Parë, në shkollat përkatëse: ShFMU “Shemsi Ahmeti” në Shupkofc nga Dr.Mevlyde Smakiqi dhe ShFMU “Elena Gjika” nga Dr.Gylxhane Bekteshi.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr. Fahri Shabani, vlerësoi lart rëndësinë e organizimit të këtyre aktiviteteve dhe falënderoi të gjithë profesionistët shëndetësorë që u angazhuan që “JAVA E EDUKIMIT SHËNDETËSOR KUNDËR DUHANIT” të përmbyllet me sukses.
Kjo fushatë vetëdijësuese është organizuar në kuadër të shënimit të 31 Majit – Ditës Botërore pa duhan.