Lajme
U përkujtua dëshmori Mehdi Hajredini
- 27/05/2024
- By RTV Mitrovica

U përkujtua dëshmori Mehdi Hajredini
Sot është përkujtuar dëshmori i kombit, Mehdi Hajredini, i cili ka sakrifikuar jetën e tij për lirinë e vendit tonë.
Nënkryetari i komunës, z.Arian Tahiri, së bashku me disa drejtorë të drejtorive komunale dhe familjarë kanë nderuar veprën e dëshmorit Mehdi Hajredini, duke vendosur kurora lulesh tek varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.
Në fjalën e tij, nënkryetari z. Tahiri tha se Mehdi Hajredini dhe gjithë dëshmorët e tjerë janë burim frymëzimi dhe inspirimi për ne. “Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit”, është shprehur ndër tjerash.