Lajme

U mbajti takimin i parë i Nën-Komitetit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë Covid-19

  • 21/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtuar nga nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, sot është mbajtur mbledhja e parë e Nën-Komitetit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë Covid-19.
Fillimisht nënkryetari Tahiri, ka falënderuar të gjithë të pranishmit për punën dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme në parandalimin e përhapjes së Covid-19, me theks të veçantë punëtorët shëndetësor, Policinë e Kosovës, personelin arsimor dhe të gjithë akterët e tjerë që kontribuan në menaxhimin e situatës më virusin Covid-19.

Nënkryetari Tahiri, më tutje ka prezantuar anëtarët e këtij Nën-Komiteti, ku sipas dispozitave ligjore janë të përfshira institucionet e duhura relevante në parandalimin dhe menaxhimin pandemisë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me situatën aktuale me pandeminë në vend, me theks të veçantë në Komunën e Mitrovicës.
Nga drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, u theksua se ky takim është i një rëndësie të madhe për koordinimin e punëve dhe veprimit ndërinstitucional për menaxhimin sa më të mirë dhe efikas të situatës me pandeminë Covid-19 në Komunën e Mitrovicës, duke shtuar se në kuadër të QKMF-së është rifunksionalizuar qendra anticovid, me ç’ rast pacientët me Covid-19 mund të marrin terapinë, po ashtu është funksionale 24 orë linja telefonike në nr. 194, ku pacientët me Covid-19 mund të marrin këshilla dhe udhëzime nga ana e profesionistëve shëndetësorë.

Kurse, Teuta Fejza, drejtoreshë e Institutit Rajonal të Shëndetit Publikë, ka njoftuar se aktualisht në Mitrovicë janë 961 raste aktive, prej tyre të shëruar janë 131 persona, me zero raste të vdekjes, ndërsa aktiv-pozitiv rezultojnë të jenë 830 raste.

Anëtarët e këtij nën komiteti kanë apeluar tek të gjithë banorët e komunës sonë që të respektojnë masat mbrojtëse kundër virusit, duke potencuar se është shumë e rëndësishme që të mbahet distanca sociale, si dhe të bëhet përdorimi i maskave dhe mjeteve tjera mbrojtëse.

Nën-Komiteti Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë Covid-19 do të jetë në koordinim të vazhdueshëm për kryerjen e detyrave të secilit institucion relevant në parandalimin dhe menaxhimin e suksesshëm të pandemisë.