Lajme
U mbajt turnir i pingpongut në mes të shkollave të komunës së Mitrovicës
- 21/12/2023
- By RTV Mitrovica

U mbajt turnir i pingpongut në mes të shkollave të komunës së Mitrovicës
Për herë të parë në Mitrovicë u mbajt turniri i pingpongut për shkollat e qytetit.Pjesëmarrësit ishin të rinj nga 21 ekipe, duke përfshirë shkolla fillore dhe të mesme.
Gara u zhvillua në kategoritë e djemve dhe vajzave, duke sjellë emocione dhe rivalitet sportiv në ambiente shkollore.
Organizimi i këtij aktiviteti erdhi nga bashkëpunimi i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport me Shoqatën e Pedagogëve.
Nxënësit e shkollave u shpërblyen me medalje në fund te turnirit, duke treguar aftesitë e tyre në sportin e pingpongut.
Ndër vendet e para në kategorinë e djemve filloret ishin: 1. “Elmaz Peci” Rahove, 2. “Eqrem Çabej”, 3. “Skënderbeu”. Ndërsa vajzat filloret triumfuan sipas renditjes: 1. “Abdullah Shabani”, 2. “Trepça”, 3. “Jusuf Rexha”.
Në kategorinë e djemve të shkollave të mesme fituan vendet: 1. Gjimnazi “Frang Bardhi”, 2. Mjeksia “Xheladin Deda”, 3. Ekonomia “Hasan Prishtina”.
Në kategorinë e vajzave të mesme, Gjimnazi “Frang Bardhi “ u shpall fituese.