Lajme

U mbajt takimi publik për projekt buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2023

  • 23/09/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt takimi publik për projekt buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2023

Në sallën e kuvendit komunal sot është mbajtur takimi publik për projekt buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2023.

Hapja e këtij takimi është bërë nga kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, e ku të pranishëm ishin drejtorë komunal, asamblistë të kuvendit komunal, përfaqësues të shoqërive civile dhe të komuniteteve si dhe qytetarë të tjerë.

Me këtë rast, kryesuesja Broja, pasi ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit ka thënë se qëllimi i këtij takimi është që qytetarët e komunës sonë të bëhen pjesë e vendimarrjes dhe të japin propozime e të shpalosin kërkesat e tyre të cilat do të bëhen pjesë e projekteve kapitale.

Kurse, për buxhetin në përgjithësi dhe për mënyrën e krijimit dhe shpërndarjes së tij, foli drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami, duke potencuar se buxheti i komunës për vitin 2023, planifikohet të jetë 25, 011,350.00 euro, ku burimet e fondit të buxhetit janë; granti i përgjithshëm 9, 725,479.00, granti i arsimit 8,522,968.00, granti i shëndetësisë 2,739,643.00, financimi i teatrove 169,890.00, shërbimet rezidenciale 180,000.00 dhe të hyrat vetanake 3,673,370.00 euro.

Ndërsa, nga pjesëmarrësit e këtij takimi janë dhënë propozime, sugjerime si dhe janë adresuar kërkesa në të mirë të qytetarëve.