Lajme

U mbajt sesioni informues “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2023-2024”

  • 13/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt sesioni informues “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2023-2024”

Në Sallën e Kuvendit Komunal, sot është mbajtur sesioni informues me qytetarë në kuadër të projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, në të cilin do të përkrahen 20 biznese me grante në vlerë prej 2 mijë e 400 euro.

Në këtë sesion mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z.Elvis Feka, si dhe përfaqësues nga organizata “Hilfe zur Selbsthilfe” (Help).

Në fjalën e tij, drejtori z.Feka, ka falënderuar pjesëmarrësit për prezencën dhe interesimin e tyre, ndërsa organizatën “Help” për bashkëpunimin, duke shprehur gatishmërinë e tij që të jetë përkrah bizneseve me qëllim të fuqizimit dhe zhvillimit të tyre.

Ai po ashtu ka njoftuar rreth sesionit të dytë informues i cili do të mbahet me datë 19.04.2023, në Sallën e Mediave, duke filluar nga ora 14:00.

Të drejtë aplikimi për vitin 2023 kanë qytetarët nga komunat e përfshira në projekt. Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org

Data e fundit për aplikim është 19 maj 2023, ditë e premte, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.