Lajme
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
- 26/08/2021
- By RTV Mitrovica
Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 47-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në këtë mbledhje janë propozuar disa pika shtesë për rend të ditës; Kërkesa e Klubit të Hendbollit “Trepça” meshkujt për përkrahje financiare, si dhe Kërkesa e OJQ-së “Bota e Fëmijëve” për përkrahje financiare.
Më pas kryesuesi Kamberi, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’rast këshilltarët komunal aprovuan këtë rend dite. Në vazhdim pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash; Draft-Rregulloren për transparencë; Kërkesën e Organizatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Kosovës “OPFAKKOS” për përkrahje financiare; Kërkesën e Klubit të Notit “Mitrovica” për përkrahje financiare; Kërkesën e Klubit të Hendbollit “Trepça” meshkujt për përkrahje financiare; Kërkesën e OJQ-së “Bota e Fëmijëve” për përkrahje financiare; Propozim-vendimin për formimin e Komisionit për ndarjen e Çmimit “Kadri Kadriu”; Raportin financiar për periudhën janar-qershor 2021; Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Mitrovicës së Jugut për vitin 2020 dhe Planin e Veprimit për implementimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020.
Ndërkaq Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2021-2025 është tërhequr nga rendi i ditës, për t’u proceduar për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.