Lajme
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
- 26/07/2023
- By RTV Mitrovica

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Nën drejtimin e kryesueses, znj. Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 23-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan si pika shtesë për rend dite; Propozim – vendimi për transfer dhe rialokim të mjeteve financiare si dhe Rishqyrtimi i Planit për menaxhim të mbeturinave 2023/2028 sipas MAPL.
Në vazhdim kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Gjatë kësaj seance u miratuan këto pika; Procesverbal nga mbledhja e kaluar; Propozim vendim për lejimin e shpalljes së konkursit publik për subjektet afariste të interesuara për t’u vendosur në “Parkun Industrial” në Frashër – Zona Ekonomike në Mitrovicë; Propozim vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për shqyrtimin e dokumentacionit të pranuar nga bizneset afariste për t’u vendosur në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik; Propozim vendim për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme në shfrytëzim në Zonën e Lirë Ekonomike, respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik; Propozim-vendim për subvencionimin e familjeve me raste sociale; Raporti financiar për realizimin e buxhetit komunal janar – qershor 2023; Propozim – vendim për transfer dhe rialokim të mjeteve financiare; Rishqyrtimi i Planit për menaxhim të mbeturinave 2023/2028 sipas MAPL.