Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës — RTV Mitrovica
Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

  • 26/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Nën drejtimin e kryesueses, znj. Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 20-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Në fillim të kësaj seance, kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.

Në vazhdim u miratuan këto pika; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara; Rregullorja për Kodin Etik të stafit menaxherial të mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Kodi i Etikës së Komunës së Mitrovicës së Jugut; Propozim /Vendim- Për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, pa procedurë konkurrimi; Propozim/Vendim-Për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, pa procedurë konkurrimi; Propozim/Vendim-Për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik Gëzim Mikullovci; Propozim/Vendim-Për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik Ali Emini; Kërkesë për transfer dhe rialokim të mjeteve financiare; Raporti financiar Janar-mars 2023.

Ndërsa, në mbledhjen e radhës së KK-së do të kalojnë për diskutim pikat në vijim: Projekt Rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Raporti i punës së DAP-së për vitin 2022; Raporti i punës së DGJKP-së për vitin 2022; Raporti i punës së DI-së për vitin 2022; Raporti i punës së DMMP-së për vitin 2022; Raporti i punës së DMS-së për vitin 2022; Raporti i punës së DSH-së për vitin 2022; Raporti i punës së DBZHR-së për vitin 2022; Raporti i korrje shirjeve për vitin 2022; Planifikimi dhe realizimi i mbjelljeve pranverore për vitin 2022; Raport i mbjelljeve vjeshtore për vitin 2022.