Lajme
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
- 23/03/2023
- By RTV Mitrovica
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Nën drejtimin e kryesueses, znj. Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetarit, z. Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 19-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Në fillim të kësaj seance, pas diskutimeve janë larguar nga rendi i ditës këto dy pika; Draft- Rregullorja për ndarjen e subvencioneve, transfereve dhe granteve si dhe Draft-Rregullorja për kodin e etikës së stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe personeli tjetër arsimor.
Më pas kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Draft- Rregullore për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar; Draft- Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 02/2022 për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Draft- Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Nr. 01/2021 për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Mitrovicës; Projekt – Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” ; Projekt- Statuti i Qendrës për Punës Sociale; Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2022 në buxhetin e vitit 2023; Propozim-vendim për lejim të mjeteve financiare për subvencionim të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Propozim-vendim për lejim të mjeteve financiare për subvencionim të NPL “Tregu” në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës “Diakonie Traninig Center”, pa procedura konkurrimi; Plani i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023; Plani i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2023; Raport mbi vlerësimin e dëmeve si pasojë e vërshimeve në territorin e Komunës; Plani vjetor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2023; Plani strategjik i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2023-2025.
Po ashtu, gjatë kësaj seance janë diskutuar edhe pikat e mëposhtme; Raporti i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Barazi Gjinore për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Shërbime publike, mbrojtje dhe shpëtim për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Pronë dhe Mbrojtje të Ambientit për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2022; Raport i punës së Komisionit Komunal të Aksionarëve të NP “Tregu” për vitin 2022; Raport i punës së Komisionit Komunal të Aksionarëve të NP “Stacioni i Autobusëve” – SH.A.