Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

  • 31/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 11-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht kryesuesja Broja ka njoftuar asamblistët se në mbledhjen e mbajtur urgjente të KPF-së është miratuar konkluzioni për vendosjen si pikë shtesë për rend të ditës; Kërkesën e DMS-së për vazhdimin e marrëveshjes me BIK-un për ofrimin e shërbimeve të varrimit për qytetarët e Mitrovicës së Jugut.

Më pas u propozua rendi i ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit Komunal unanimisht aprovuan rendin e ditës.

Në vazhdim u miratuan këto pika; Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara; Kërkesa e DBZHR-së për subvencionim të fermerëve; Kërkesë për plotësim- ndryshim të Vendimit Nr. 02-060/01-0057834/22-5 dt. 29.06.2022 dhe Kërkesa e DMS-së për vazhdimin e marrëveshjes me BIK-un për ofrimin e shërbimeve të varrimit për qytetarët e Mitrovicës së Jugut.

Përveç miratimit të këtyre pikave në këtë mbledhje është diskutuar edhe Raporti financiar për periudhën janar- qershor 2022, si dhe Raporti i punës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për periudhën janar- qershor 2022.

Ndërkaq me propozim të kryesueses së Kuvendit, pika e rendit të ditës Propozim- vendim për themelimin e inkubatorit të biznesit është shtyrë për një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Komunës.