Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

  • 22/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 3-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan dy pika shtesë për rend dite; Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit z. Fisnik Krasniqi, si dhe Propozim- vendim për formimin e komisionit për ndarjen e çmimit “Lah Nimani”.

Më pas kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit me shumicë votash aprovuan këtë rend dite. Në vazhdim u miratuan këto pika; Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit z. Fisnik Krasniqi; Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara; Propozim-vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve; Propozim-vendim për formimin e Grupit Punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2022; Propozim-vendim për caktimin e pagave dhe kompensimeve për Kryesuesen e Kuvendit, anëtarët e Kuvendit të Komunës, komiteteve dhe komisioneve të Kuvendit dhe Propozim-vendimi për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Po ashtu në këtë seancë u miratuan edhe Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Komunitete; Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport; Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik; Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Pronë dhe Mbrojtje të Ambientit; Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim; Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Barazi Gjinore; Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2021/2022; Propozim-vendim për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe Propozim- vendim për formimin e komisionit për ndarjen e çmimit “Lah Nimani”.

Ndërkaq me shumicë votash të asamblistëve është shfuqizuar Vendimi Nr. 02-060/01-0084142/21-4 dt. 29.09.2021 për mbështetje financiare (subvencionim) të OJQ “Rinia e Aspiratave – RINAS”.