Lajme
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
- 01/12/2022
- By RTV Mitrovica
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Nën drejtimin e kryesueses, znj. Vesa Broja, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, z. Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është̈ mbajtur seanca e 14-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan pika shtesë për rend dite; Kërkesë nga DBZHR për bashkëfinancim të fermerëve për subvencionim; Kërkesë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë; Propozim-vendim për ndarjen e çmimit “Kadri Kadriu” për vitin 2022; Propozim-vendim për ndarjen e çmimit “Lah Nimani” për vitin 2022; Rekomandim për ndalimin, blerjen, shitjen, posedimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike; Raport i punës për mekanizmin kundër dhunës në familje.
Më pas kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Projekt-programi trevjeçar i banimit për vitet 2022-2025; Propozim-vendim për formimin e Grupit punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023; Propozim-vendim për shpalljen e Parcelës Nr. 01810-0 Zonë me Interes të Përgjithshëm Publik; Propozim-vendim për miratim të iniciativës për bashkëpunim ndërkomunal të Komunës së Mitrovicës së Jugut me komunat Skenderaj dhe Vushtrri për strehimoren QMGF “Raba Voca” në Mitrovicë; Kërkesa e Sindikatës së të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës; Kërkesë që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë; Raport i vlerësimit të grantit të performancës komunale për vitin 2021; Kërkesë nga DBZHR për bashkëfinancim të fermerëve për subvencionim; Propozim-vendim për ndarjen e çmimit “Kadri Kadriu” për vitin 2022; Propozim-vendim për ndarjen e çmimit “Lah Nimani” për vitin 2022; Rekomandim për ndalimin, blerjen, shitjen, posedimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike.
Ndërkaq lidhur me pikën e rendit të ditës; Projekt-rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut, kjo pikë është kthyer për rishqyrtim tek komisioni i cili ka bërë hartimin e rregullores në fjalë sipas rekomandimeve të kuvendit.
Poashtu është kërkuar interpretim nga Zyra Ligjore, zyrtari kryesor financiar sa i përket implikimit financiar si dhe vlerësim nga Zyra për Integrime lidhur me harmonizimin e rregullorës me legjislacionin e BE-së.
Kurse, Kërkesa e Qendrës për Mbrojtje të Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca” për përkrahje financiare është shtyer për seancën e radhës së Kuvendit.
Në fund këshilltarët komunal kanë diskutuar edhe Raportin e Punës të mekanizmit kundër dhunës në familje.