Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 12/09/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në mbledhjen e 32-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj.Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z.Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës për këtë mbledhje të propozuara nga kryesuesja znj.Vesa Broja, u aprovuan nga të gjithë anëtarët e KPF-së që ishin prezent.

Më pas u shqyrtuan pikat e rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft Buxheti për vitin 2025 dhe vlerësimet për vitet 2026-2027; Propozim- Vendim për anulimin e vendimit Nr. 02/060/01-0029209/21-3 i dt 29.04.2021; Propozim- Vendim për këmbimin e pronës të paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të Arsi Company Sh.p.k; Propozim- Vendim për këmbimin e pronës të paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të Arsi Company Sh.p.k duke përfshi dhe objekti për banim/afarizëm; Propozim-Vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik Blerim Emini dhe Propozim- Vendim për miratimin e ndryshimit të emërtimit të shkollave të mesme të larta profesionale në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional- IAAP.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.