Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 16/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e trembëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarët e KPF-së.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e kaluar, Projekt rregullore mbi kriteret për vendosje të objekteve të përkohshme në sipërfaqe dhe hapësira publike, Projekt rregullore për kodin etik të stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Propozim vendim për miratim të vendimit për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës si dhe listën e veçantë të pronave të cilat planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2023, Propozim – vendim për inicimin e procesit të ndarjes së KRM “UNITETI” SH.A mes tri komunave aksionare, Plani për Integritet 2023-2026, Raporti i punës së kryetarit për vitin 2022, Raporti vjetor i punës së Drejtorisë për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.