Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 21/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarët e KPF-së.

Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan si pika shtesë për rend të ditës; Propozim për shpalljen e parcelës nr. 01810-0, zonë me interes të përgjithshëm publik, Kërkesë për përkrahje financiare për strehimoren Raba Voca, Kërkesë për inicimin e procedurave për vazhdimin e marrëveshjes ndërkomunale, pika këto të cilat iu shtuan rendit të ditës.


Në vazhdim u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e kaluar, Projekt-rregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Projekt-programi trevjeçar i banimit për vitet 2022-2025, Propozim-vendim për formimin e Grupit punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023, Kërkesa e Sindikatës së të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës, Raporti vlerësimit të grantit të performancës komunale për vitin 2021, Propozim për shpalljen e parcelës nr. 01810-0, zonë me interes të përgjithshëm publik, Kërkesë për përkrahje financiare për strehimoren Raba Voca, Kërkesë për inicimin e procedurave për vazhdimin e marrëveshjes ndërkomunale.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.