Lajme

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 17/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.

Fillimisht në këtë mbledhje u propozua si pikë shtesë për rend të ditës; Shqyrtimi i kërkesave për subvencionim, pikë kjo e cila iu shtua rendit të ditës.

Në vazhdim u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbaleve nga tri mbledhjet e kaluara, Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për
ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2022/2023, Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarje të bursave, Propozim-vendim për formimin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale dhe kryetarëve të këshillave, Shqyrtimi i kërkesave për subvencionim, si dhe Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2022.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.