Lajme
U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa
- 18/08/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/08/b1-1.jpg)
U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Fillimisht në këtë mbledhje u propozuar si pikë shtesë për rend të ditës; Subvencionimi i fermerëve, kërkesë kjo e prezantuar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Në vazhdim u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim vendim për themelimin e inkubatorit të biznesit; Raporti financiar për periudhën janar-qershor 2022; Raport i punës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për periudhën janar- qershor, si dhe Kërkesa për subvencionimin e fermerëve.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.