Lajme

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa

  • 24/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku të pranishëm në mbledhje ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Përbërja e re e Komitetit për Politikë dhe Financa ka diskutuar pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje si: Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Qendra Multifunksionale”; Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të KRM “Uniteti”; Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Stacioni i Autobusëve” – SH.A.; Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Tregu”; Propozim-vendim për formimin e Komiteteve Konsultative; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave;
Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarje të bursave, si dhe Plani i punës së NJAB për vitin 2022 dhe Plani strategjik i NJAB 2022-2024.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe iu dërguan Kuvendit Komunal për miratim.