Lajme

U mbajt mbledhja e 34-të e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 15/11/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e 34-të e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në mbledhjen e 34-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj.Vesa Broja, dhe në prani të anëtarëve të KPF-së, drejtorëve komunal, janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht u propozuan si pika shtesë për rend të ditës; Draft- Rregullorja për ndryshim- plotësim të Rregullores 01/2022 për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Administratës Komunale, si dhe Rekomandim për Drejtorinë e Arsimit lidhur me ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft-Statuti i Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”; Plani i veprimit për persona me aftësi të kufizuara për vitet 2025-2027; Plani i veprimit për shërbime sociale e familjare; Draft- Rregullorja për ndryshim- plotësim të Rregullores 01/2022 për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Administratës Komunale dhe Rekomandim për Drejtorinë e Arsimit lidhur me ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës.