Lajme
U mbajt mbledhja e 24-të e Komitetit për Politikë dhe Financa
- 22/11/2023
- By RTV Mitrovica

U mbajt mbledhja e 24 – të e Komitetit për Politikë dhe Financa
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim-Rregullore Nr. ___/2023 Për ndarjen e bursave për nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë; Propozim-vendim për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës si dhe listës së veçantë të pronave, të cilat planifikohen për dhënie në shfrytëzim për vitin 2024; Propozim-vendim për miratim të participimit të fermerëve në projektet; Subvencionim me mekanizëm bujqësor, Subvencionim me koshere për bletë dhe Subvencionim i fermerëve me sera; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e Çmimit “Lah Nimani”.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.