Lajme

U mbajt mbledhja e 23 – të e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 16/10/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e 23 – të e Komitetit për Politikë dhe Financa

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2023/2024; Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarjen e bursave; Propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale për Klubin e Xhudos “Trepça”, pa procedura konkurrimi; Propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit të KK Nr. 02/06-44690/9 dt. 29.06.2016; Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2023.

Po ashtu si pikë shtesë e rendit të ditës u shtua Plotësim-Ndryshimi i rregullores Nr.07/2023 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.