Lajme
U mbajt mbledhja e 22- të e Komitetit për Politikë dhe Financa
- 12/09/2023
- By RTV Mitrovica

U mbajt mbledhja e 22 – të e Komitetit për Politikë dhe Financa
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara;
Draft-Buxheti per vitin 2024 dhe parashikimet per vitet 2025-2026; Raport i Komisionit per evidentimin dhe verifikimin e banesave te banimit social.
Po ashtu si pikë shtesë e rendit të ditës u shtua dhe Raporti i Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.