Lajme

U mbajt mbledhja e 21 – të e Komitetit për Politikë dhe Financa

  • 18/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt mbledhja e 21 – të e Komitetit për Politikë dhe Financa

Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës; Propozim vendim për lejimin e shpalljes së konkursit publik për subjektet afariste të interesuara për t’u vendosur në “Parkun Industrial” në Frashër – Zona Ekonomike në Mitrovicë; Propozim vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për shqyrtimin e dokumentacionit të pranuar nga bizneset afariste për t’u vendosur në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik; Propozim vendim për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme në shfrytëzim në Zonën e Lirë Ekonomike, respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik; Raporti financiar për realizimin e buxhetit komunal janar-qershor 2023; Propozim – Vendim për subvencionimin e familjeve me raste sociale.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.