Lajme
U mbajt konsultimi publik për Rregulloren për Përzgjedhjen e Mësimdhënësit të Dalluar
- 21/12/2022
- By RTV Mitrovica
U mbajt konsultimi publik për Rregulloren për Përzgjedhjen e Mësimdhënësit të Dalluar
Drejtoria e Arsimit sot ka mbajtur konsultimin publik të paraparë lidhur me Rregulloren për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar.
Ky diskutim publik është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal, ku të pranishëm ishin personeli arsimor nga komuna e Mitrovicës.
Hapja e diskutimit është bërë nga drejtoresha e Arsimit, znj. Drita Kadriu, e cila shpalosi rëndësinë e kësaj rregulloreje, duke shtuar se kjo rregullore ka për qëllim motivimin e mësimdhënësve në drejtim të avancimit të punës së tyre në procesin edukativo-arsimor, kryerjen e detyrave me përkushtim dhe shtimin e angazhimit të tyre për arritjen e pritshmërive dhe përmbushjen e objektivave.
Më tutje, drejtoresha znj. Kadriu bëri të ditur se me këtë rregullore do të përcaktohen procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së mësimdhënësit të dalluar në nivel komune.
Në këtë diskutim të pranishmit përpos që janë njoftuar me këtë draft- rregullore, ata kanë parashtruar pyetje dhe kanë dhënë komentet e tyre.