Lajme

U mbajt Konferenca Përmbyllëse e Projektit “Fuqizimi i grave dhe vajzave me nevoja të veçanta”

  • 17/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt Konferenca Përmbyllëse e Projektit “Fuqizimi i grave dhe vajzave me nevoja të veçanta”

Sot është mbajtur Konferenca Përmbyllëse e Projektit “Fuqizimi i grave dhe vajzave me nevoja të veçanta: Një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit riprodhues”, projekt ky i mbështetur nga Kosova Women’s Network, nismë e financuar me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në bashkëfinancim me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë.

Konferenca është realizuar gjithashtu në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, respektivisht Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, Drejtorinë për Shëndetësi, Qendrën për Punë Sociale dhe QKMF-në të cilët me kontributin e tyre mundësuan realizimin me sukses te këtij projekti.

Në përmbylljen e konferencës e pranishme ishte drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, znj. Drita Ibrahimi dhe përfaqësues të QKMF-së.

Drejtoresha, znj. Ibrahimi u zotua se Komuna e Mitrovicës do të jetë gjithmonë gati për realizimin e projekteve të tilla në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.