Lajme

U mbajt koncerti i këngëve korale me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”

  • 12/06/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt koncerti i këngëve korale me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”

Për nder të 12 Qershorit, Përvjetori i Ditës së Çlirimit në Kosovë, Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me shkollat e Mitrovicës sot ka mbajtur koncertin e këngëve korale.
Ky koncert është mbajtur në hapësirat e Muzeut të qytetit të Mitrovicës me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”.

Me këtë rast morën pjesë drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj.Drita Kadriu, përfaqësues të shkollave, asamblistë dhe të pranishëm të tjerë.

Në fjalën e saj drejtoresha e Arsimit, znj.Drita Kadriu, tha se ky koncert është një mbrëmje emocionuese dhe frymëzuese e mbushur me muzikë që mishëron shpirtin e lirisë të të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë atyre që sot na mungojnë.

“Ne jemi krenarë për përkushtimin dhe punën e palodhur të nxënësve dhe mësimdhënësve tonë dhe kemi besim se përformancat e tyre do të lënë një përshtypje të qëndrueshme për të gjithë ne”, është shprehur ndër të tjerash drejtoresha znj.Kadriu.

Në këtë koncert përformuan gjithsej nëntë shkolla të Mitrovicës, ShFMU “Migjeni”; ShFMU “Aziz Sylejmani”; ShFMU “Bislim Imeri”; ShFMU “Jusuf Rexha”; ShFMU “GJ.K.Skënderbeu”; ShFMU “Eqrem Qabej”; ShFMU “Andon Z.Çajupi & Elena Gjika”; ShFMU “Abdullah Shabani dhe ShMM “Tefta Tashko” me këngët e tyre të ndryshme.