Lajme
U mbajt gara e diturisë “Mitrovica 2022”
- 11/05/2022
- By RTV Mitrovica
U mbajt gara e diturisë “Mitrovica 2022”
Organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, u mbajt gara e diturisë “Mitrovica 2022”, ku morën pjesë nëntë shkolla të mesme ekonomike të Republikës së Kosovës.
Fillimisht, drejtori i SHME “Hasan Prishtina”, z. Abdullah Bejtullahu, ju uroi mirëseardhje dhe suksese të gjithë garuesve.
Pas një garë të fortë dhe të ngushtë vendin e parë e zuri SHMP “Abdyl Ramaj” nga Suhareka, kurse SHML “Profesionale”- Shtime u radhitë në vendin e dytë, ndërsa SHMLP “Ymer Prizreni”, nga Prizreni zuri vendin e tretë.
Pas përfundimit të kësaj gare, të gjithë pjesëmarrësve ju urua një fund vit shkollor sa më i suksesshëm, ndërkaq fituesit janë shpërblyer me nga një lap top, libra dhe mirënjohje për pjesëmarrje në garën e diturisë “Mitrovica 2022”.