Lajme

U mbajt diskutimi publik për Projekt -Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut

  • 19/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt diskutimi publik për Projekt – Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut

Në sallën e Kuvendit Komunal sot është mbajtur diskutim publik për Projekt – Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Hapja e këtij diskutimit është bërë nga kryetarja e Grupit Punues, Flutura Beka Kamberaj, e cila ka inkurajuar të gjitha subjektet afariste pjesëmarrëse që të japin propozimet e tyre në lidhje me rregulloren në fjalë.

Po ashtu të pranishëm në këtë diskutim publik ishin, kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, anëtarë të grupit punës dhe një numër i konsiderueshëm i afaristëve banesor të cilat veprojnë në qytetin e Mitrovicës.

Përveç që u njoftuan me draftin e këtij dokumenti, subjektet afariste që morën pjesë në këtë takim kanë dhënë propozimet dhe sugjerimet e tyre, ku pjesa dërrmuese ishin që dita e diele të jetë ditë pushimi në Komunën e Mitrovicës.

Ndërkohë që kishte edhe propozimet të tilla që e diela të jetë ditë pune, duke marrë parasysh që Mitrovica është një ndër qytetet më të varfëra në Kosovë, dhe një mbyllje e tillë në aspektin ekonomik do ti konvenonte qyteteve të tjera, ndërsa për vet qytetin tonë do të rrezikonte shumë vende të punës.