Lajme

U mbajt diskutimi i parë publik për Hartën Zonale Komunale

  • 14/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt diskutimi i parë publik për Hartën Zonale Komunale
Në sallën e Kuvendit Komunal sot është mbajtur diskutimi publik i parë për Hartën Zonale Komunale për pjesën urbane të qytetit të Mitrovicës, respektivisht për lagjet “Qendra 1” dhe “Qendra 2”.
Hapja e diskutimit është bërë nga drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, Edison Ternava, i cili pasi ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në këtë diskutim publik ka thënë se ky dokument i rëndësishëm ka për qëllim që t’i jap zgjidhje zhvillimit dhe regjenerimit të qytetit, andaj ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të kontribuojnë përmes dhënies së komenteve, vërejtjeve dhe propozimeve në hartimin final të Hartës Zonale Komunale.
Më tutje prezantimi i Draftit të Hartës Zonale, është bërë nga shefi i Sektorit të Urbanizmit, Nexhmi Hasani, dhe kompania projektues “INSI”, të cilët kanë elaboruar para të pranishmëve edhe këtë draft-dokument.
Ndërsa, z. Hasani, ka thënë se qëllimi i këtij takimit është që qytetarët të informohen me procesin e hartimit të HZK-së, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinorë në territorin e komunës, përmes qeverisjes së mirë, shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe të trashëgimive natyrore dhe kulturore.
Përveç që u njoftuan me draftin e këtij dokumenti, qytetarë që morën pjesë në këtë takim kanë dhënë edhe vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për Hartën Zonale, sidomos u shprehën shqetësime për ndërtimet e larta, mungesën e hapësirave gjelbëruese.
Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm do të vazhdoj të mbaj diskutime të tilla edhe në ditët në vijim, ndërsa qytetarët të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin edhe përmes Ueb Faqes së Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ ose drejtpërdrejt tek zyrtari përgjegjës z.Nexhmi Hasani (email: nexhmi.hasani@rks-gov.net).